Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet në mënyrë të kujdesshme. Në rrugën Berovë- Smojmirovë, Tetovë- Jazhincë, Kodra e Diellit dhe në Bukovë, rrugët janë të rrëshitshme nga dëbora kurse por nuk ka pengesa dhe ndalesa në qarkullim.
Kurse në kalimin malor në Strazhë ka ndales për qarkullim të automjeteve të cilat kanë ngarkesa të rënda.
Gjithashtu komunikacioni është i ndaluar edhe për automjetet e ngarkura rëndë edhe në kalimin malor në Mavrovë nga ora 06:30.
I tërë komunikacioni rrugor ka intenzitet normal, edhe në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të mëdha.
“AMSM” apelon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të kontrolluar si dhe gjatë vozitjes të respektohen sinjalizimet e komunikacionit.
Nga 15 Nëntori në fuqi ka hyrë obligimi ligjor për të pasur pajisjet dimërore në automjete.