Në tregun e gjelbër në Tetovë me vite nuk është investuar në përmirësimin e kushteve si për shitësit ashtu edhe për blerësit.
Shitësit e anketuar për TVM2 thonë se vetëm emrin e ka tregu i gjelbër, ndërsa për shkak të kushteve të këqija çdo ditë ballafaqohen me prishje të mallit të tyre duke shtuar se komuna e Tetovës ju ka premtuar zgjidhje të cilën deri me tani nuk e ka realizuar.
“Nuk e di si të them kushtet nuk i plotëson. Po si nuk prishet malli, ja si të kapë i ftohuri menjëherë prishet malli. Ka premtuar por asgjë nuk ka bërë, asgjë nuk ka punuar për tregun”…
“Kushtet si i shifni ju, papunësia e madhe është duhet të kenë po të blejnë. Për momentin furnizohemi me mall aq sa harxhohet, kurrë nuk shitet edhe prishet”…
“Kushtet, asnjë kusht nuk ofronë krejt në rrezikun tonë, me pasë ngrica duhet t’i hedhim gjithë mallin, as një depo nuk kemi, nuk është e paguajmë se paguajmë nuk kemi asgjë. Asnjëherë vetëm kërkojnë diçka, nuk ju intereson për ne si i çojmë hallet kurse pagesat i bëjmë në rregull paguajmë 60 euro 2m vend”, thanë shitësit e anketuar.
Komuna e Tetovës nuk ka një plan konkret dhe nuk është në agjendën e komunës si projekt tregu i gjelbër në Tetovë, shprehet zëdhënsi I kësaj komuna Armend Fazliu. Sipas tij komuna ka premtuar projkete shumë më të mëdha se sa tregu i gjelbër por shprehet se pas përfundimit të projketeve si gasifikimi i qytetit, hapja e bulevardeve rregullimi i infrastrukturës rrugore mëpastaj do mendohet edhe për tregun e gjelbër.
“Sa i takon temës së tregut të gjelbër vlen të theksohet se ne si strukturë komunale bashkë me Ndërmarrjen publike komunale jo që nuk kemi menduar në këtë drejtim, megjithatë prioritet të këtij viti do të jenë gasifikimi, hapja e tre bulevardeve, ishin ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe një projekt i ri për sheshin Iliria. Për tregun e gjelbër nuk kemi marrë ndonjë masë konkrete pas përfundimit të këtyre projekteve do të vazhdojmë të punojm intensivisht në këtë drejtim”, tha Armend Fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.