Anëtari i kryesis qendrore të Aleancës për Shqiptarët nga Buteli i Shkupit, Arban Balliu ka reaguar në profilin e tij në facebook për anashkalimin që ua ka bërë Aleanca për Shqiptarët në takimin e zhvilluar në Shkup me qytetarët. Ja postimi i plotë i Balliut.
KUSH PO E SHET SHKUPIN
Deri dje kam menduar se njerezit jane aq te vegjel sa per te miren e çeshtjes shqiptare nuk ngrihen dot mbi egon personale. Se ne shqiptaret te gjithe jemi te interesuar per zhvillimin, kete se ve ne dyshim, por jane thjesht ambicjet dhe egot personale te disa individeve te cilat na pengojne. Pas ketyre takimeve dhe kesaj te qytetareve Shkupjane me perfaqesuesit e Aleances per Shqiptare, pa patur as edhe nje individ panelist nga garda e vjeter LR PDSH-te, sot Aleanciste, ata qe kontribuan nga dita e pare ne zhvillimin e saj, kam filluar te vras mendjen se a eshte vertet Aleanca jone e interesuar per zhvillim, apo çdo gje paska qene nje perralle e bukur me mbret????
A duam ne vertet zhvillimin e shqiptareve ne Shkup, apo mos valle ka shume te ashtuquajtur liderçiça provincial ne mesin tone, qe u intereson kjo gjendje qe eshte dhe i mbajne Shkupjanet te anashkaluar dhe te nençmuar?