Gjendja e përkeqësuar shëndetësore e njërit nga të akuzuarit ka bërë që të shtyhet seanca e sotme për lëndën ”Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Seanca e radhës është caktuar për më 23 janar.
**************
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar senca gjyqësore për lëndën e PSP-së “Trust” ku i dyshuar kryesor është afaristi Sead Koçan. Bashkë me të gjykohen edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, që të gjithë për pjesëmarrje në tender të SHA Elem.
Lëndën “Trust” i akuzuar i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, midis të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.
Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PSP, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të papublikuara në opinion./Almakos