Ish zëvendesministri i Mbrojtjes, Ilmi Selami ka adresuar kritika të fuqishme ndaj presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për shkak se vendosi veto ndaj ligjit që avancon përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet shtetërore, raporton portali AMERIKA-RADIO.
Selami mes tjerash në një postim në rrjetin social Facebook, thekson se me këtë vendim presidenti Ivanov, pëcjellë porosi destructive ku Maqedonia kthehet mprapa.
Me këtë sipas tij, Ivanon lenë anash prioritetin për antarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, ku mes tjerash parakusht për integrim, është që të avancohen të drejtat e etniteteve tjera,që parashihet edhe avancimi i gjuhës shqipe, pasi Maqedonia është shtet multietnik.
Selami thekson mes tjerash se Ivanov ka vendosur veton ndaj ligjit për avancimin e gjuhës shqipe, nën nënshtrim të shërbimeve të caktuara, të cilët sic shprehet ai , Ivanov është“mendje e servilosur ndaj shërbimeve që as atij vetë nuk ia duan të mirën”.