Betim Jashari
Marrëveshja e Ohrit është në frymën “skenderbegiane”?!!! Ndoshta është e vërtetë. Por vrasja e Harun Aliut nuk ishte në frymën “skenderbegiane”. Ishte tradhti.
Sië ishte edhe vrasja e Begut e Mirsadit me shokë. Siç ishte edhe tradhtia e bashkëluftëtarëve të tyre, të cilëve u është premtuar se nëse dorëzojnë armët në Lagjen e Trimave do të pranohen nga ekipe të OSBE-së, e jo nga policia.
Rasti “Monstra” nuk është në frymën “skenderbegiane”. As Sopoti, e Brodeci. As djegia e pasurive shqiptare në Gjorçe Petrov dhe moskompenzimi i tyre tani e sa vite. As Enciklopedia fyese. Aq më pak “Shkupi 2014” me Car Dushanin. As diskriminimi buxhetor i shqiptarëve. As gropat në rrugët e Çairit. As Jugohromi pa filtra.
Prandaj ata që ishin në pushtet deri sa ndodhën gjithë këto katrahura për shqiptarët, nuk janë të denjë të vendosin lule as te bajgat e kalit të Skënderbeut, e lëre më para përmendores së heroit tonë kombëtarë. Shoqëria shqiptare filloi të frymojë pak më lirshëm, vetëm pasi këta horra humbën gjysmën e deputetëve. E që të frymojmë plotësisht të lirë ashtu siç na takon në këto troje, duhet t’i shporrim dhe t’i lëmë pa asnjë deputet! /Lajmpress.com/