Mbi 4000 objekte të palegalizuara deri më tani janë legalizuar në e territorin Komunës së Tetovës, që kur ky proces filloi para shtatë vitesh, shkruan gazeta KOHA.
Nga Komuna e Tetovës njoftuan se ka ende shumë qytetarë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë për legalizim, ndërsa kjo vërehet se çdo ditë ka qytetarë që parashtrojnë kërkesa.
“Deri më tani janë përfunduar afër 4100 legalizime në territorin e Komunës së Tetovës, ndërsa qytetarët kanë kërkuar më së shumti legalizimin e objekteve për banim, më pas janë shtëpitë apo objekte ndihmëse”, thotë Armend Fazliu, zëdhënësi i Komunës së Tetovës.