Ndryshe nga radhët e tjera sonte në emisionin “ClikcPlus”, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi u përgjigjet qyetjeve të mysafirëve që ndodhen në studio, e ku ka grupmosha të ndryshme të pranishëm, përcjell FLAKA.
Ai fillimisht u përgjigj rreth asaj çfarë nënkupton kryeparlamentarë për të, kur tha se të gjitha pozitat që i ka bartur deri më tani, i ka kryer me ndër dhe përgjegjësi të madhe.
“Puna dhe përgjegjësia e kryetarit të parlamentit është më e vështir se e një deputeti, por unë këtë detyrë e mora dhe me përkushtim të madh do ta ushtrojë dhe do ti respektojë të gjithë 120 deputetët e pranishëm aty, nga pozita ose opozita, pavarësisht kush prej tyre ka votuar pro zgjedhjes sime ose kundër. Për këto tetë-nëntë muaj pasi e kam këtë post e kam dëshmuar se me të gjithë deputetët unë kam pasur komunikim të mirë me të gjithë deputetët”, tha Xhaferi.
Ai shtoi më tej, se shqiptarët sot duhet mburur që kanë shqiptarë bartës në funksione shtetërore të rëndësishme dhe se e dëhsmojmë të kundërtën se ndër shqiptarët ka dhe do të ketë shqiptarë të denjë për të bartur pozita të rëndësishme shtetëore në Maqedoni edhe nga shqiptarët.
Ai tha se këtë mendim e ka pasur ish pushteti i kaluar në Maqedoni. FLAKA