Deputetët e opozitës do të përfundojnë bojkotin në kuvend dhe do të ulen në vendet e tyre të enjten kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të marrë pjesë në Parlament.
Informacioni u konfirmua për PlusInfo nga Ivo Kotevski-Qendra e Komunikimit e VMRO-DPMNE’së.
“Për gjithçka tjetër, ne do t’ju njoftojmë se si do të ecin gjërat” u përgjigj Koevski në pyetjen nëse ndërpresin përkohësisht bojkotin, domethënë vetëm për fjalimin e Stoltenberg, ose do të kthehen plotësisht në Parlament.
“Ne kemi qenë dhe mbetemi me politikën të orientuar drejt NATO-s dhe BE-së. Është e saktë se do të jemi të pranishëm në fjalimin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Për më tej, se a do të kthehemi ose jo në Kuvend, do ju informojmë në kohë”, deklaroi Ivo Kotevski për “Fokus”./Almakos