Dyzet e shtatë vjeçari F.A. nga Saraji i Shkupit me lëndime të rënda është duke luftuar për jetë në Qendrën Klinike pasi që është sulmuar fizikisht.
Nga policia informojnë se dje rreth orës 15:20 në udhëkryqin e rrugës “Cërnogorska” dhe rrugës “Andon Papradishki” në Shkup, ka humbur kontrollin mbi makinën “audi A6”, dhe ka goditur një shtyllë betoni.
Makina nuk ka qenë e tij, por e një kompanie për huazim (Rent a car).
“Pas aksidentit, është larguar, por pronari i Rent a car kompanisë, 36 vjeçari A.N e ka kapur atë dhe fizikisht e ka sulmuar. F.A ka marrë lëndime të rënda dhe me makinë të Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Klinike. Nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të rënda dhe i njëjti gjende në rrezik për jetë”, kanë bërë të ditur nga policia.
Për aksidentin hetim ka bërë ekip i SPB Shkup.
Nga MPB thonë se për marrjen pa leje të makinë, si dhe për sulmin fizik do të ngriten kallëzime adekuate pas zbardhjes së plotë të rasteve.