Pançe Angelov sulmuesi i Radmila Shekerinskës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, përmes avokatit të tij sot në seancë publike në Gjykatën e Apelit, ka kërkuar që në vend të dënimit me 4 vite burgim t’i shqiptohet dënim me kusht.
Avokati i tij, Dragan Peshevski u arsyetua se gjatë shqiptimit të masës së dënimit ndaj klientit të tij nuk janë marrur parasyshë rethanat lehtësuese, duke theksuar se klienti i tij më përpara nuk ka qenë i dënuar dhe se nuk ka askënd që ta vizitoj.
“Gjykata ka për detyrë të kujdeset për kualifikimin ligjor të veprës, klienti im nuk është i dënuar për lëndime të rënda trupore, por për lëndim të lehta trupore”, tha Peshevski.
Pançe Angellov ngarkohet për vepër penale dhunë, 64 vjeçari në seancën e fundit e pranoi fajin dhe kërkoi falje publike duke e konsideruar atë që ka bërë si akt të tmerrshëm. Edhe pse ai e pranoi fajin, përsëri u arsyetua se ai nuk ka dashur ta lëndojë Sheqerinskën kur e ka tërhequr për flokësh duke dashur ta ndihmojë dhe ta mbrojë nga turma. Mes tjerash ai kërko ti japin një dënim të butë dhe të marrin parasyshë se është i moshuar.
Pançe Angellov pas dalejs së tij nga Gjykata konsideroi se dënimi është shum i lartë dhe se për këtë do të ankohet.
‘’Për këtë do të ankohem nesër…Dënimi është shumë shumë i lartë’’, tha Angellov.
Prokurorja kërkoi nga Gjykata të dënuarit para se ti shqiptohet dënimi të merren parasyshë rrethanat me qëllim që ti lehtësohet dënimi pasi që i dënuari nuk ka qenë më parë i akuzuar.
/Arbnora Memeti
Almakos.com