Qindra njerëz që ishin dënuar në dhjetëra vitet e kaluara konsiderojnë se janë viktima të proceseve të montuara policore-politike. Të dënuarit nga rastet e njohura si “Kalldrëm”, “Detonator”, “Baçillo”, “Metastaza” dhe shumë të tjera kërkojnë rigjykim, me qëllim që të fitojnë shansin që ta dëshmojnë të vërtetën dhe pafajësinë e tyre.
Ata i janë bashkuar shoqërisë “Thjerrëza e Gjelbër” (Zelena Lupa), prijëse e idesë për të nxjerrë zgjidhje ligjore me të cilën do të ishin përsëritur nja 30 raste gjyqësore. Kërkojnë drejtësi, e jo mëshirë, shkruan SCOOP./Gazeta Express/