Një ndër mënyrat për kthimin e parave në drejtim të qytetarëve është kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar në vlerë prej 15 % nga vlera e llogarive fiskale. Një masë të tillë e kishta paralajmëruar LSDM-ja në programin e saj parazgjedhor.
Në kartelë të posaçme do të regjistrohen paratë e tatimit të kthyer, kartelë me të cilën do të pajisen çdo qytetarë.
Për çdo prodhim apo shërbim të shfrytëzuar për të cilin shteti paguan tatim prej 15 % përmes llogarive fiskale do tu kthehen qytetarëve në llogari të qytetarëve.
Sipas llogarive kjo do të thotë se në vit në një familje do të hyjnë diku rreth 30,000 denarë.
Sipas informatave ky ligj do të fillojë si pilot projekt këtë vit në disa komuna e më pas do të zgjerohet në gjithë vendin.