Eurokomisari për Zgjerimin e politikës fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në “Twitter” e ka përshëndetur ratifikimin e marrveshjes Bullgari-Maqedoni.
Han shkroi se “Ratifikimi në Kuvendin maqedonas për “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” me Bullgarinë është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për rrugën e vendit drejt BE-së. Marrëveshja, gjithashtu, është reper për marrëdhënie të mira për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”.
Kjo marrëveshje u përshëndet edhe nga eurodeputeti Eudard Kukan duke u vlersuar si hap pozitiv për bashkëpunim rajonal.