Sot shënohen 10 vite që nga vdekja e kryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë pas shpalljes së pavarësisë, Nikola Kljusev.
Përveç kryeministrit, ai ishte një ekonomist, një profesor universitar, një studiues,sociolog dhe anëtar i MANU.
Klusev u lind më 2 tetor, 1927 në Shtip dhe në periudhë nga 1942 deri 1945 ka marrë pjesë në luftën antifashiste në Shkup. Në vitin 1947 ai u largua për të studiuar në Fakultetin Ekonomik në Beograd, ku u arrestua dhe u dërgua në Goli Otok, arsye kjo pse ai dy vjet u përjashtua nga Universiteti. Diplomoi ekonominë në Beograd në vitin 1953 dhe mori doktoraturë në vitin 1964.
Klusev ishte kryeministri i parë i Qeverisë së parë të ekspertëve të Republikës së Maqedonisë në periudhën nga 1991-1992, një periudhë në të cilën u prezantua valutë maqedonase dhe formoi ushtrinë e Repblikës së Maqedonisë.
Pas kryeministrit, Klusev në periudhë nga data 1 dhjetori 1998 deri më 28 korrik të vitit 2000 ishte ministër i mbrojtjes në qeverinë e Lupço Georgievski, ku më pas në vitin 2006 u emërua nga Qeveria si Kryetar i Bordit të Agjencisë për investime direkte të huaja.
Ai vdiq më 16 janar 2008, në moshën 80 vjeçare.
Almakos