Drejtoresha e Organizatës Transparency International Macedonia, Sllagana Taseva, në intervistën ekskluzive për Almakos, flet për dështimet e pushtetit për të zbatuar ligjin për mbrojtjen e denocuesve të krimit dhe korrupsionit nëpër institucionet publike dhe private.
Taseva vlerëson se ndryshimet e ligjit ofrojnë më shumë siguri për denoncuesit. Nëse ato paraqesin keqpërdorimet e institucioneve, nuk do të zbulohen dhe nuk do të kenë pasoja ndaj tyre dhe familjeve të tyre. Ajo thotë se ligji është i mirë, por nuk është zbatuar për shkak se njerëzit nuk ju besojnë institucioneve, kanë frikë se nëse paraqesin keqpërdorime do të mund të zbulohen dhe do të kernë pasoja.
“Për dy vite të zbatimit të ligjit nuk është regjistruar asnjë denoncues. Nga mijëra institucione publike dhe private vetëm 26 kanë vendosur procedura të dënoncimit të krimit dhe sjelljeve joetike”, thotë Taseva.
Sipas saj, nuk ekziston vullnet politik për zbatimin e ligjit.
“Kur duhet të zbatohen masa për të zbardhur veprimet e politikës dhe të pushtetit, asnjëherë nuk ka vullnet politik”, thekson Taseva duke shtuar se ai duhet ushtruar trysni për ta krijuar.
Për të mësuar risitë tjera më të rëndësishme të ligjit për mbrojtjen e denoncuesve, ndiqni intervistën më drejtoreshën e TI Macedonia, Sllagjana Taseva.
Almakos.com