Gjithsej 670 persona të dënuar me gjashtë muaj burgim do të lirohen nga vuajtja e mërtutjesdhme dënimit, ndërsa 3.097 personave të tjerë të dënuar me më shumë se gjatë muaj burgim. do t’iu hiqet 30 për qind e dënimit pasi sot Kuvendi miratoi Ligjin për amnesti. Ligji do të zbatohet për personat që janë dënuar deri më 20 shtator të vitit të kaluar, njofton Almakos.
Ai nuk përfëshinë përsonat e dënuar për vepra të rënda penale, si janë, vrasjet, përdhunimet dhe pedofili si dhe rastet për terorizëm dhe vepra penale kundër shtetit, rendit dhe qetësis publike.
“Amnistia nuk i përfshin të dënuarit të cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji është urdhëruar nxjerrje të fletarrestit për shkak se janë të pakapshëm për organet e ndjekjes penale”, thuhet në ligj.
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka kritikuar ligjin si të mangët dhe selektiv sepse të burgosurit i vë në situatë të pabarabart.
– Ligji është i padrejtë, sepse i vë të dënuarit në një pozicion të pabarabartë, i cili do të çojë në zbatim selektiv. Unë reagova, por askush nuk e dëgjoi vërejtjen time”, ka thënë Memeti për javoren ‘’Fokus’’.
Ligji për amensti është kundërshtuar fuqimisht nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, e cila nuk është pajtuar me miratimin e tij dhe Parlamenti e votoi pa praninë e saj.
Përgatiti: Arbnora Memeti
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Ndelekovski
Almakos.com