Në kuadër të projektit për trasnparencë të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Ministria e Mbrojtes tregojnë se, Ministrja Radmila Sekerinska merr pagën më të lartë në Ministrin e Mbrojtjes prej 78,791 denarë, kurse në vendin e dytë radhitet gjenerali Metodi Veliçkovski, i cili si shef i Shtabit merr 76,372 denarë pagë, kurse pas tyre rradhitet zëvëndës ministri Bekim Maksuti 64.844 denarë.
Ministja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska në konferencën për shtyp ka theksuar se është shumë me rëndësi qytetarët të informohet se për çfarë janë dhe si janë shpenzuar paratë në këtë Ministri.
“Në Ministrinë e Mbrojtjes kemi filluar me parimet e ‘transparencës aktive’ me çka institucionet duhet t’i shpërndajnë informatat para së të kërkohen nga qytetarët, organizatat joqeveritare, mediat me qëllim qasje më të lehtë deri te programet, strategjitë, buxhetin dhe harxhimet në punën”, tha Shekerinska.
Ministria e Mbrojtjes e ka publikuar edhe rrogën e sekretarit shtetëror, Dragan Nikoliq 59.274 denarë, gjeneralit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë, Metodija Veliçkovski (76.372 denarë), zëvendësit të tij, Muhamed Racaj (66.250 denarë), dhe drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm, Dimçe Petrovski (66.250 denarë) dhe dekanit të Akademisë Ushtarake, Orce Popovski (61.896 denarë). Pagën më të ulët e merr Sekretari i Shtetit Dragan Nikolic, 59 274 denarë ose 965 euro.
Arbnora Memeti
Almakos