Një 62 vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Maxhari. Trupin e të ndjerit e gjeti nipi i tij.Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje rreth orës 7.26. L.P. ka lajmëruar policinë se me plagë në kokë me armë zjarri e ka gjetur gjyshin e tij ZH.M. (62) në shtëpinë e tij në rrugën Ivan Naumov – Alabakot në Shkup. Vdekja është konfirmuar nga mjekët e ndihmës së shpejtë.
Me urdhër të prokuroris publike trupit të pajetë do ti kryhet autopsia për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.
Almakos