Deputetët duhet të ratifikojnë nesër Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë dhe Bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila është pjesë e rendit të ditës në seancën e 30-të, trasmeton Almakos.
Në të njëjtën kohë, për nesër do të mbahet një komision parlamentar mbi çështjet evropiane, ku ambasadori bullgar në vend Ivan Petkov do të paraqesë programin dhe prioritetet për punën e presidencës bullgare të BE-së për periudhën janar-qershor 2018.
Përveç kësaj, agjenda parlamentare e së nesërmes përfshin ligjet e reformës mbi përgjimin e komunikimeve, ligjet mbi administratën, ligjin mbi amnistinë, e kështu me radhë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg, i cili do të mbërrijë në Maqedoni për një vizitë dy-ditore, do t’u drejtohet gjithashtu deputetëve të enjten.