VIDEO/ PROMO/ ALMAKOS
E ftuara e rradhë në emisionin ” Pa teklif” në Almakos të drejtuar nga Naser Selmani, është kryetarja e Transparency International, Sllagjana Taseva, e cila do të shpalosë anët pozitive dhe negative të propozim-ligjit për ” Informatorët”.
A janë mjaftueshëm të përgatitura institucionet për zbatimin e këtij ligji?
A ka vullnet politik që zbatimi i ligjit të realizohet me sukses?
Çfarë ndryshimesh ka ligji i mëparshëm nga propozimi i ri?
A garanton ky i fundit se “ Informatorët” do të jenë të mbrojtur?
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë të hënën, në orën 18:00.
” Pa teklif” nga Naser Selmani