Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, të mërkurën dhe të ejten do të qëndrojë në Maqedoni, bëjnë me dije nga qeveria, përcjell Aktuale.mk.
Gjatë vizitës në Shkup, Stoltenberg do të takojë kreun shtetëror, ministra si dhe disa liderë partiak.
Është parashikuar që të ejten Stoltenberg të mbajë konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Zaev.