Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Bllace të Katllanovës, ku para 10 vjetëve në fatkeqësinë e helikopterëve humbën jetën 11 pjesëtarë të ARM-së, deklaroi se të gjitha të dhënat dhe raportet për fatkeqësinë do t’i dorëzohen prokurorit publik të ri nëse ende ekzistojnë dilema për shkaqet e fatkeqësisë.
“Sikur edhe muajt e kaluar, kisha takime me një pjesë të familjeve dhe prej tyre dëgjova disa kritika në pikëpamje të hetimeve që janë vendosur rreth shkaqeve për fatkeqësinë dhe ata e shprehën pakënaqësinë e tyre. Ndërmora obligim se të gjitha të dhënat dhe raportet të që janë të kapshme në Ministrinë e Mbrojtjes do t’i dorëzohen prokurorit të ri publik nëse ende ekzistojnë dilema rreth shkaqeve që kanë sjellë deri në fatkeqësi”, tha ministrja Shekerinska.
E pyetur për koment për mospërputhjet në trajnim dhe mirëmbajtja e helikopterëve, si dhe gjatë modernizimit të tyre, Shekerinska tha se kjo ka qenë detyrë që është dashur ta përfundojnë dy komisionet që kanë kryer hetim të shkaqeve të fatkeqësinë së helikopterit në Katllanovë të Bllacës.
“Ata nuk është dashur të hetojnë hollësi, por t’i hetojnë të gjitha shkaqet që kanë sjellë deri në tragjedi”, tha Shekerinska.
Në aksidentin afër Bllacës kanë humbur jetën nënkoloneli Toni Spasovski dhe majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjorgjeski flamurtarët Sllave Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët më të vjetër Janko Shiriq, Miki Jovanovski, Aleksandar Taskovski dhe Aleksandar Vasiq dhe tetari Zllatko Veljanoski. Humbën jetën duke u kthyer nga misioni Altea në BeH.