Deputeti i VMRO- DPMNE-së Sasho Vasilevski, sot nuk u paraqit në seancën publike në Gjykatën e Apelit, ku duhej të bëhet shqyrtimi i ankesës për paraburgim.
Në seancë u paraqit vetëm avokati i tij Aleksandër Nankovski, ai ka deklaruar se ka kërkuar nga Vasilevskit të vijë në seancë, por ai nuk ka dashur. Mes të tjerash Avokati i Vasilevskit në seancë ka thënë se Vasilevski ka përkrahjen e 60 mijë qytetarëve dhe se Gjykata po e shkel procedurën e marrjes së imuniteti të deputetit.
‘’Nuk dua të jem sentimental, por e njoh njeriun 40 vite. Nëse do të donte, Vasilevski ka pasur 8 muaj do të kishte mundur të arratisej. Sasho është kthyer nga Bullgaria kur ka kuptuar se është i dyshuar për kërcënim terrorist të rendit kushtetues. Deputeti më 27 prill ka qenë në vendin e punës, ai e ka pasur të patjetërsueshme të jetë në Kuvend.’’ tha Novakovski.
Avokati i deputetit ka kërkuar heqjen e paraburgimit dhe ka garantuar se deputeti do të paraqitet rregullisht në Gjykatë.
Prokurorja Natalija Tasevska nga Prokuroria e Lartë Publike ka deklaruar se do të kërkoj që deputeti të mbetet në paraburgim pasi që siç thotë ajo Vasilevski do të mund ta vështirësoj punën e hetimit duke ndikuar te dëshmitarët.
Deputeti i VMRO-DMNE-së akuzohet për kërcënim terrorist të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Ditëve në vijim Gjykata e Apelit do të vendos për heqjen e paraburgimit për disa nga të dyshuarit e ngjarjeve të dhunshme me 27 prill.
Arbnora Memeti
Almakos