Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) i dënon 69 deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë të cilët votuan ligjin për gjuhët. Sipas tyre Ligji nuk është vërtetuar nga Komisioni i Venedikut dhe rrezikon unitaritetin territorial të Maqedonisë.
“Ligji nuk është vërtetuar nga Komisioni Venedikut, në Këshillin e Europës dhe e dërgon shtetin në një hap më afër federalizimit, duke e rrezikuar unitaritetin territorial të Maqedonisë. Nuk ka bazë historike ose demorafike që Maqedonia të ketë identitet dy etnik si Belgjika”, thuhet në njoftimin e DBM.
DBM-ja e fton presidentin Gjorgje Ivanov që të mos e nënshkruajë ligjin , kurse SHBA dhe BE-ja menjëherë të dënojnë këtë akt në Parlament.