Gjatë ditës së djeshme, A.S. ka lajmëruar se në shtëpinë e saj në rr. Brsjaçka Buna në Shkup, foshnja e sajë tre javëshe nuk ka dhënë shenja jete.
Siç informojnë nga MPB, A.S. në Njësinë për Informim dhe Komandim ka lajmëruar se pasi është zgjuar nga gjumi rreth orës 09:30 kishte vërejtur se foshnja kishte vdekur.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i fëmijës së ndjerë është marrë në autopsi.
Almakos