Meta ende pa arritur në vizitën e tij zyrtare në Slloveni, me të zbritur në arroport, përmes një fotografije dhe disa rrjeshtave ka uruar shqiptarët e Maqedonisë për këtë arritje të madhe në diten sotme.
Meta votimin e sotëm të ligjit e ka quajtur si të arritur jo vetem të Shqiptarëve por edhe të Maqedonasve që aspirojnë rrugën drejte euro integrimeve.
Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.