Juristi Osman Kadriu, u zgjodh gjykatës i Gjykatës Kushtetuese me 68 vota “ pro”, asnjë “ kundër “ apo “ “të përmbajtur”, ndërsa për post të njejtë u votua edhe kolegu i tij Darko Kostadinovski, por ky i fundit mori dy vota më pak se Kadriu, pra 66 vota “ Pro”.
Pasi dhanë betimin para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, dy gjykatësit dolën para mediave ku edhe thanë se punën e tyre do ta realizojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm.
“ Posti si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese është një privilegj, por ky post në brendin e tij ka edhe shumë përgjegjësi të cilat do të përkushtohemi maksimalisht t’i realizojmë me profesionalizëm”- tha gjykatësi Osman Kadriu.
“ Ishit dëshmitarë pak më herët kur edhe dhamë betimin para të përzgjedhurve të popullit, por edhe para qytetarëve se detyrën do ta realizojmë me përgjegjësi dhe profesionalisht dhe nuk do të lëvizim për asnjë moment nga këto parime”- tha gjykatësi Darko Kostadinovski.
Në pyetjen se çfarë do të bëhet me Prokurorinë Publike Speciale, Kadriu tha se nuk mund të ketë një përgjigje përfundimtarë që tani se çfarë mund të vendoset rreth kësaj çështje, pasi më konkretisht çdo gjë do të dihet pasi të mbahet seanca e Gjykatës Kushtetuese.
Kadriu dhe Kostadinovski vijnë në vendin e gjykatëseve Natasha Gaber Damjanovska dhe Gëzime Starovës, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij vitit.
Osman Kadriu është jurist i shquar dhe i njohur në Republikën e Maqedonisë. Si propozim për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese vjen nga komuniteti akademik, si profesor në Fakultetin për Shkenca Juridik në FON, ekspert në fushën e së drejtës obligative. Ai ka stazh disa dekada, në fushën e shkencave juridike si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kërçovë, anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan dhe avokat.
Kolegu i tij, Darko Kostadinovski është doktor i shkencave të drejtësisë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Kostadinovski si propozim për gjyqtar kushtetues, vjen nga vendi këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë. Ai është anëtar i Kabinetit të presidentit që nga viti 2001 në Kabinetin e atëhershëm të presidentit, Boris Trajkovski. Në vitin 2015, Kostadinovski është emëruar në funksionin i dërguar i Republikës së Maqedonisë në Aleancën e civilizimeve të Kombeve të Bashkuara.
Dy gjykatësit fillimisht supozohej të votoheshin që ditën e martë, por Kuvebndi nuk arriti të sigurojë kuorum të mjaftueshëm. Që të dy gjykatësit ishin të propozuar nga presidenti Gjorgje Ivanov.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com