Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale me të cilën Ivona Talevska akuzohet për evazion fiskal në rastin ”Tifani”.
“Gjykatësi për vlerësimin e aktit prokuror pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka sjellur vendim ku ankesat refuzohen, ndërsa akuzat pranohet në tërësi. Pas miratimit të akuzës, do të formohet lëndë penale dhe do të ndahet tek gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
E dyshuara në periudhë nga viti 2008 deri 2014, me qëllim që ajo dhe persona të tjerë ti shmangen pagesës së taksave kanë dhënë të dhëna të rreme për faktet që kanë të bëjnë me llogaritjen e tatimit.
Ajo ka blerë të brendshme për 500 euro, veshje me vlerë 33,508 euro, syze, make-up për 1,009 euro, mobilje luksoze, dyer sigurie, biçikleta dhe të ngjashme për nevojat e supozuara të kompanive. Kompanitë e të dyshuarës u kanë ikur detyrimeve për pagesë në shumë prej 37,634 euro, kurse e dyshuara ka shmangur pagesën e tatimit në shumë prej 16,924 euro.
Almakos