Munir Pepiq shërbyesi policor i dyshuar për dhunën në Kuvend, sot në seancën publike në Gjykatën e Apelit gjatë shqyrtimit të ankesës së tij për vazhdimin e paraburgimt, ka deklaruar se në natën e 27 Prillit në Kuvend ka qenë në detyrë. Pepiq para gjykatës ka sqaruar se në Kuvend ka hyrë për të ndjekur një ‘’iks’’ person dhe në momentin kur situata ka dalur jashtë kontrollit është përpjekur të ndihmojë deputetët e opozitës.
“Në Parlament, isha në si punonjës i Agjencisë së Inteligjencës për të ndjekur një person, i cili ishte futur nga turma dhe për të cilin kisha një urdhër nga eprorët, për të cilin gjithashtu përgatita raport. Në një moment kur u bë bujë dhe unë vetëm se e humba personin që po ndiqja, hyra në dhomën ku u plagosën deputetët e dëmtuar, përfshirë Radmilla Shekerinska”, tha Pepiq.
Ai tha se bashkë me kolegët e tij e kanë ndihmuar deputetën Radmilla Shekerinska të fshihej dhe të evakuohej. “Ne gjithashtu ndihmuam një koleg tjetër i cili u plagos. U largova nga Parlamenti dhe u ktheva në Agjencinë ku e përgatita raportin, “tha Pepiq.
Аvokati i mbrojtjes Elenko Milanov, tha se Pepiq-it i është marrur pasaporta dhe se lajmërohet rregullisht në Gjykatë.
Ai natën e 27 prillit është pare në Kuvend me armë e cila ka qenë zyrtare, edhe pse ai atë ditë nuk ka qenë në detyrë makina e tij zyrtare kishte qenë e parkuar përball Spitalit të Qytetit. Dëshmitarët okularë thonë se Pepiq është parë atë natë duke e goditur deputetin nga rradhët e LSDM-së Pavle Bogoevski.
Ndryshe Munir Pepiq është i dyshuari i Prokurorisë Speciale për rastin ‘’Titanik’’ për falsifikim të letërnjoftimeve gjatë kohës kur ka qenë i punësuar në Stacionin Policor Beko.
Arnora Memeti
Almakos