Ish-drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji në Shkup, Marija Haxhi-Lega, përmes një kumtese ka demantuar drejtoreshën akuale, Viktorija Jovanovska, e cila dje tha se Haxhi-Lega përmes blerjes së testeve të panevojshme ka dëmtuar buxhetin e klinikës për 150 mijë euro.
Haxhi-Lega në deklaratë thotë se testet që ajo ka blerë kanë qenë të zbatuara me metodat më të reja dhe më të sofistikuara, me të cilat sipas saj, zbulohen sëmundjet tek e autizmit dhe sëmundje tjera dhe fëmijët e palindur.
Hazhi-Lega më tej shton se testet për të cilat ajo akuzohet se i ka blerë në mënyrë të panevojshme, janë përdorur edhe në spitalet më të mëdha botërore./Telegrafi/