Mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët e fshatit Runicë, malësia e Kumanovës, pa rrymë elektrike, raporton gazeta Lajm.
Lajmin e ka bërë të ditur për redaksinë tonë kryetari i fshatit Ibrahim Kurtishi.
“Dje nuk kemi lejuar që EVN të vendosë orët në fshat dhe ata sot në mëngjes na e kanë ndalur rrymën. Ne jemi këtu zonë kufitare. Ne kërkuam nga përgjegjësit që së pari orët t’i vendosin nëpër fshatrat maqedone dhe pastaj të vinë këtu. Asnjë fshat maqedone nuk i ka të vendosur orët, në këtë rajon”, tha Kurtishi.
Kushtet e vështira të familjeve, zona malore, pa rrymë në këtë kohë dimri është alarmante për më shumë se 15 shtëpi që jetojnë atje.
Data 06.06.2025
Aktuale
- Birra Korça, Tirana dhe Gold By Korça i bashkohen Unum Festival
- Tronditëse/ U aksidentua 3 javë më parë, ndërron jetë në spital i riu
- U kap në Belgjikë 2 javë më parë si pjesë e hetimeve antimafia nga operacioni “Ura”, shqiptari i dorëzohet autoriteteve italiane
- (VIDEO) Besimtarët mbushin xhamitë, Bajrami fisnikëron shpirtin!
- Eleminimi i Edmond Papës! Andrew Bode lidhi pakt vëllazërie 3 javë para krimit, ekzekutimi i biznesmenit hakmarrje për Sançon
- (VIDEO) Zjarri në “Pulse”, LSDM: Biznesmeni i afërt me Mickoskin siguroi fishekzjarret
- Gjatë fundjavës së zgjatur, transporti publik në Shkup me orarin e të dielës
- U konstatua duke transportuar me automjet kundrejt fitimit emigrantë nga Palestina, 37-vjeçari përfundon në prangat e policisë