Në periudhën kohore prej vitit 2006 deri në vitin 2016, përmbaruesit në vend kanë marrë rreth 1 miliard euro. Të dhënat që janë të qasshme në ueb faqen e Odës së përmbaruesve, tregojnë se përmbaruesit nga viti 2010 kanë filluar që nga qytetarët apo kompanitë të marrin shuma, shumë më të larta, kur në vitin 2010 kanë marrë rreth 95 milion euro, ndërsa në vitin 2013 kanë mbledhur 127,7 milion euro nga qytetarët dhe kompanitë.
ODA E PËRMBARUESVE:
2006 20,2 MILION EURO
2007 49,2 MILION EURO
2008 60 MILION EURO
2009 78 MILION EURO
2010 94,4 MILION EURO
2011 80,1 MILION EURO
2012 104,3 MILION EURO
2013 127,7 MILION EURO
2014 107,8 MILION EURO
2015 107,6 MILION EURO
2016 118,9 MILION EURO
Edhe më tej përmbaruesit mbeten të qëndrimit se çmimi me të cilin punojnë, është më i ulëti për dallim të kolegëve të tyre në rajon dhe se është më i ulët sesa çmimi i avokatëve dhe noterëve, në procesin e kryerjes së pagesës. Reagimet më të ashpra vijnë nga shoqatat civile, pasi që Oda e përmbaruesve dhe Ministria përgjegjëse, nënshkruan memorandum që shfrytëzuesve të ndihmës sociale të mos u bllokohen xhirollogaritë deri në momentin kur nuk do i përkasin kategorisë së rrezikuar sociale. OJQ-të kërkuan revizion të plotë të punës së përmbaruesve.
“Nëse mendojnë se më pas do të mund të thonë se memorandumi i nënshkruar nuk vlen, atëherë janë gënjyer. Ne këmbëngulim në kërkesat tona, kërkojmë revizion dhe kthim në gjykatë, të punojnë për pagë, dhe ta shohin se si është kjo gjë. Me revizion do të shohim se sa ka qenë borxhi kryesor dhe sa ka qenë borxh virtual. Ata e kanë shkelur ligjin gjatë gjithë kohës dhe ne insistojmë të ketë revizion”, tha Marjan Ristevski, konfederata e sindikata 03.01.2018.
Nga ministria për punë dhe politikë sociale kërkuam qëndrim rreth kësaj çështjeje. Morëm përgjigje në formë të shkruar në të cilin thuhet se qëllimi i nënshkrimit të memorandumit, ka qenë që të mbrohen të drejtat e personave me rrezik social.
“Tani secili përmbarues do të mund të logohet përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, dhe me vendosjen e numrit amë të një personi të caktuar do të mund të kontrollojë se a është ai person përdorues i ndonjë të drejte. Në këtë mënyrë do të parandalohen gabimet eventuale dhe bllokimi i llogarive të personave me rrezik social”, nga Ministria për Punë dhe Politikë sociale.
Përndryshe, Ministria e drejtësisë, po përgatitë ligj të ri, i cili do ta rregulloj punën e përmbaruesve. Detaje për këtë ligj, tani për tani nuk po zbulohen, por sipas informacioneve, po punohet në zvogëlimin e shpenzimeve gjatë procesit të pagesës së përmbaruesve. Ndërsa edhe kryeministri Zaev para disa ditëve potencoi se tashmë është hapur debat në lidhje me atë se si të zvogëlohen shpenzimet e secilit person, të cilët janë në procedurë tek përmbaruesit. Sipas planit, ndryshimet e ligjit duhet të jenë gati deri në mars të këtij viti. 21 Maqedoni