Qeveria e Greqisë as nuk konfirmon por as nuk e hedh poshtë dokumentin jozyrtar që dje qarkullonte nëpër mediat , sipas të cilit është arritur marrëveshje për emrin dhe se zgjidhja e përbashkët është “Maqedonia e Re”.
Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitri Canakopulos tha se nuk është koha që tani të hyjë në këtë nomenklaturë. “Ka hapur një dritare të shancës” tha Canakopulos, duke shtuar “ajo për të cilën ne jemi të interesuar nuk është një nomenklaturë e ngjeshur, por të negociojmë seriozisht që në muajtë e ardhshëm të jemi në gjendje të arrijmë një zgjidhje për problemin që kemi me vite”, transmeton Alsat
Siç raporton e përditshmja Katimerini, ai theksoi se zgjidhja duhet të jetë erga omnes, respektivisht të vlejë për të gjithë, si brenda IRJM-së ashtu edhe jashtë saj.