Deputeti i Partisë Demokratike të Turqve, Jusuf Hasani, sot në Parlament ka kumtuar se del nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe në të ardhmen do të veprojë si deputet i pavarur, njofton Portalb.mk.
Me atë, Hasani i ka ndjekur hapat e liderit të Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram dhe deputetin e GROM-it, Çedomir Sazdovski, të cilët gjithashtu dolën nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në dhe tani janë deputetë të pavarur.
Në atë mënyrë, hapet hapësirë për rritjen e shumicës parlamentare, e cila po mbahet në këmbë prej qelqi.