Një muaj pas konferencës në të cilën Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji e prezantoi raportin për funksionimin sistemit e Akmis, ai ende nuk ka arritur në adresën e Prokurorisë Publike Themelore.
Nga institucioni thonë se është detyrë e ministrisë që ta dorëzojë atë pasi që prokuroria është kompetente për të vërtetuar se a janë kryer vepra penale gjatë renditjes së lëndëve gjyqësore, prej atje thonë se deri në këtë moment nuk e kanë pranuar raportin.
“Raporti ende nuk ka arritur. Prokuroria publike është duke pritur pasi që është detyrë e institucioneve që ta dorëzojnë raportin në pajtim me ligjet, pas çka i njëjti do të shqyrtohet në mënyrë detale”, nga Prokuroria Publike e RM-së.
Nga Ministria e drejtësisë deri më tani nuk ka shpjegim se pse prokuroria ende nuk e ka pranuar raportin, nga atje nuk kanë as koment në lidhje me formatin e tij siç potencoi njeriu i parë i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski. Pasi që më parë Karaxhovski për TV21 deklaroi se ka pritur shumë më shumë nga raporti, javën e kaluar në konferencë për shtyp ai tha se ka dorëzuar mendimin e tij deri tek ministria, por se edhe disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor nuk kanë certifikata të cilat u lejojnë që ta kontrollojnë raportin, edhe pse siç tha, është në dilemë nëse materiali është nën përcaktimin e materialeve – rreptësishtë konfidenciale.
“Sipas pikëpamjeve tona të punës, edhe pse është shkruar se është rreptësishtë konfidenciale, ne konstatojmë se ka anomali serioze nëse shikohet Ligji për informacione të klasifikuara, edhe ne jemi në dilemë nëse ai është material i cili duhet të vihet nën përcaktimin e materialeve rreptësishtë konfidenciale ose jo”, tha Zoran Karaxhovski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Vërejtjet e ekspertit evropian të Pribesë, i cili përmendi reformat e nevojshme për të demokratizuar gjyqësorin, zyrtarisht e konfirmoi raportin. Aty thuhet se Lëndët në Gjykatën Penale dhe Gjykatën Supreme janë ndarë në dorë dhe përmes telefonave. Për shkak të keqpërdorimit të sistemit, ish gjykatësi, tani avokat, Jovan Joanidis thotë se duhet të jepet përgjegjësi penale.
“Raporti i Ministrisë së drejtësisë vërteton se duhet të jepet përgjegjësi tani nga përdoruesit e sistemit që të ruhet ligji dhe të respektohet principi në ndarje të lëndëve sipas sistemit AKMIS”, tha Jovan Joanidis, avokat.
Raporti është dorëzuar edhe tek Prokuroria Speciale e cila heton nëse ish kryetari I “njësisë së Shkupit” e ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Në shpjegimin e tij, Ministri i Drejtësisë Bilen Saliu nuk dha emra, por në periudhën kur Komisioni po kryente kontroll në Gjykatën Themelore Shkupi 1 në krye të gjykatës ishin Vlladimir Pançevski, Tatjana Mihajllova dhe Stojançe Ribarev. A janë kryer vepra penale, siç tha gjykatësi Nanev, do të duhet të hetojnë institucionet përkatëse .