Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me rastin e Lindjes së Krishtit – Krishtlindjes dërgoi urim deri te Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z Stefan, si dhe deri te të gjithë pjesëtarët e besimit ortodoks.
Festa më e shenjtë krishtere, Lindja e Krishtit – Krishtlindja, theksohet në urim është festë kur kultivohen mendimet dhe veprat e mira, posaçërisht ndaj më të afërmve dhe ndaj atyre të cilëve dashuria e tillë dhe mbështetja u nevojitet më së shumti.
“U dëshiroj shëndet të mirë dhe qetësi shpirtërore, dhe të gjithë bashkëqytetarëve të cilët e festojnë këtë festë, u dëshiroj që dashuria dhe paqja t’i mbushin Shtëpitë e tyre me ngrohtësi, lumturi familjare dhe harmoni”, qëndron në urim.