Intensifikim i kontaktit me institucionet në drejtim të ndryshimit të ligjeve dhe krijimit të politikave për avancim të të drejtave të familjeve me një prind është qëllimi i organizatës civile “Një mundet” për vitin 2018. Qëllime primare janë definimi i termit prind kryefamiljar dhe cilat benifite duhet t’i ketë prindi i tillë dhe fëmijët nga konstrukti i tillë familjar, si dhe krijimi i regjistrit të familjeve me një prind diçka që në shtetin tonë ende nuk ekziston.
Kjo organizatë sot e mbajti mbledhjen e dytë, ndërsa në mars të këtij viti do ta shënojë dyvjetorin prej se është regjistruar zyrtarisht.
Përveç kontaktit dhe presionit ndaj institucioneve, janë paraparë aktivitete për rritje të sensibilitetit të opinionit për të drejtat e familjeve me një prind, përmes publikimit të storjeve për përvojat e prindërve të tillë dhe fëmijëve nga familjet e tilla përmes ueb faqes së organizatës. Fokusi këtë vit do të vendoset edhe në intensifikimin e punës së ndërmarrjes sociale “Njëra bën”, që punon në kuadër të organizatës dhe e cila prodhon kozmetikë organike, si dhe në rritjen e punësimit të prindërve kryefamiljarë në suaza të kësaj ndërmarrje.
Data 01.03.2025
Aktuale
- Zelensky ballafaqohet me pyetje të pazakonta në Shtëpinë e Bardhë: “Pse nuk vini kostum?”
- Avokati nën masën “arrest shtëpie” pasi kërkoi 4 mijë euro ryshfet për një leje ndërtimi, kryhen kontrolle në 3 banesa dhe zyra! Detaje nga hetimet e SPAK
- Çfarë mendojnë ukrainasit për përplasjen Trump-Zelensky?
- Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim
- Mexhiti në Stamboll me shqiptarin e suksesshëm nga Shkupi, këshilltarin kryesor të Erdoganit
- Kalimi nga puna “tradicionale” në atë “moderne”, si COVID-19 ndryshoi peisazhin e profesionit për 29-44 vjeçarët
- Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet
- Oppo Pad 4 Pro: Tableti Android më i fuqishëm që do të tronditë tregun këtë prill