Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë janë mbledhur gjurmë nga vendi i aksidentit që ka ndodhur dje në rrugën Kërçovë- Makedonski Brod në të cilën jetën e ka humbur një foshnje tremuajshe. Vijon ekspertiza e tyre, si dhe ekspertiza teknike në trafik për konfirmimin e rrethanave për ngjarjen, kumtoi PPRM-ja. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën magjistrale Kërçovë-Makedonski Brod në të cilën jetën e ka humbur një foshnje tremuajshe, ndërsa pesë persona janë lënduar rëndë. Menjëherë pas aksidentit, prokurori publik në kujdestari nga PTHP Kërçovë dhe ekipi mbikëqyrës nga MPB-ja kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, siç është theksuar në kumtesën e Prokurorisë, aksidenti ka ndodhur kur shoferi i automjetit motorik të udhëtarëve i markës “Golf” me targa të Ohrit që ka lëvizur nga Makedonski Brod drejt Kërçovës, ka tentuar për ta tejkaluar automjetin transportues – me tërheqje i markës TAV me targa të Kërçovës. Gjatë tejkalimit, automjeti Golf është përplasur në automjetin motorik “Alfa Romeo” me targa të Sllovenisë, që vinte nga ana e kundërt. Në vendin e ngjarjes nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë foshnja tremuajshe. Udhëtarët e dy automjeteve motorike me lëndime të rënda trupore janë transferuar në institucionet mjekësore për dhënien e ndihmës së mëtutjeshme.
Data 02.03.2025
Aktuale
- Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: I tronditur nga vdekja e parakoshme te shokut tim Mentor Palokaj
- Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën
- Honor i Kinës investon 10 miliardë dollarë për revolucionin e pajisjeve të inteligjencës artificiale
- Barcelona ia tregon derën, Ansu Fati lojtari i parë që do të largohet në verë
- E dyshuar për spiunazh para gjykatës: Arrestimi që tronditi Mitrovicën
- Temperaturat deri në 21 gradë celsius, parashikimi i motit për javën e ardhshme
- Njësoj si Luizi! Gjesti firmos kontratë me Top Channel, zbulohen detajet
- Pse hurmat janë të domosdoshme për shëndetin gjatë Ramazanit