Dhjetëra qytetarë të Maqedonisë, të cilët kishin shkuar në Stamboll të Turqisë për të pritur ndërrimin e motmoteve, mbrëmë në mesnatë kanë përjetuar një makth të vërtetë rrugës duke u kthyer për në vendlindje.
Në vendkalimin kufitar Ypsala duke hyrë në territorin grek, policia turke ka mbajtur të ngujuar për më shumë se 12 orë udhëtarët nga Maqedonia sepse kanë dyshuar shoferin e autobusit për ndonjë parregullësi.
Policia turke në mesditën e sotme i kanë liruar shtetasit e Maqedonisë, të cilët kanë udhtuar me Agjenicnë turistike, Varadar Turs, por ende nuk dihet fati i shoferit të autobusit.
Udhëtarët e ngujuar i kanë shkruar Almakos se policia turke i ka trajtuar mirë, por nga Agjencioni turistik nuk kanë bërë asnjë përkjekje që udhëtarët të kthehet në shtëpi sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse shume prej tyre në mëngjes është dashur të shkojnë në punë.
Almakos kontaktoi me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të sqaruar rastin, por ata janë shpallur jokompetentë dhe na kanë udhëzuar të kontaktojmë autoritetet turke. Nga Ministria e Punëve të Jashtme sot premtuan se nesër do të japin informacion të plotë lidhur me rastin e udhtarëve të ngujuar të Maqedonisë në Ypsala të Turqisë.
/E.SH.
Almakos