Vendi ndodhet në periudhën vendimtare në të cilën kërkohen hapa konkret në zbatimin e reformave të rekomanduara dhe me këtë, të dëshmoj nëse Maqedonia është e përkushtuar dhe e vendosur që të ecë përpara në rrugën drejt…
Vendi ndodhet në periudhën vendimtare në të cilën kërkohen hapa konkret në zbatimin e reformave të rekomanduara dhe me këtë, të dëshmoj nëse Maqedonia është e përkushtuar dhe e vendosur që të ecë përpara në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike. Megjithatë, shumë nga reformat të cilësuara si prioritare dhe kyçe për ndryshimet që kërkohen si kusht që vendi të merr rekomandim pozitiv, nuk janë votuar akoma në Kuvendin e Maqedonisë.
Edhe pse ishte paraparë dhe ishte porositur nga Komisioni Evropian, që deri në 31dhjetor të 2017-tës të miratohen një pjesë e ligjeve të rekomanduara ndërsa, të njëjta janë të përfshira edhe në planin 3-6-9 të Qeverisë, Kuvendi nuk arriti të miratoj pakon e ligjeve.
Një prej ligjeve që u prezantua si pritoritare dhe i cili duheshte të votohet gjatë 2017-tës ishte edhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.
Ligji për përdorimin e gjuhëve
Në fushën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, në frymën e kohezionit, Qeveria u dakordua për avancimin e implementimit të elementeve legjislative
Miratimi i një Propozim Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nga ana e Qeverisë, i cili me tej do të dorëzohet për konsultime në Komisionin e Venedikut
Megjithatë, ligji ndodhet në procedurë parlamentare, por akoma nuk është votuar. Ndër reforma kyçe janë edhe ato të gjyqësorit, por përveç emërimit të Kryeprokurorit Publik, në këtë sferë nuk është zbatuar asnjë reformë tjetër, edhe pse afati i fundit i paraparë për votimin e pjesës së ligjeve të kësaj fushe ishte muajit dhjetor i viti të kaluar. Në këtë pako të ligjeve, bën pjesë propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, në procedurë të shkurtër, propozimi për zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese. Ato kanë hyrë në seancë parlamentare, megjithatë nuk janë votuar ndërsa, Kuvedi momentalisht është në pushim për shkak të festave. Ligjet e lartpërendura dhe reforma të tjera nga fusha e drejtësisë, ishin prioritet e pjesws sw parw tw planit 3-6-9-të.
Reformat në gjyqësor
Shfuqizimi i Ligjit për Këshillin për verifikim të fakteve dhe përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve dhe përgatitje e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, për shkak të kthimit të kompetencave tek Këshilli Gjyqësor
Formimi i grupit të punës për hartimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Gjykata dhe Ligjit për Këshill Gjyqësor në pjesën e procedurës për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve, bazat e përgjegjësisë disiplinore, masat disiplinore dhe vlerësimin e gjyqtarëve
Zbatimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes mbi sistemin për menaxhim të rasteve gjyqësore (AKMIS) për përcaktimin e keqpërdorimit dhe përgjegjësisë eventuale
Përgatitja e një propozim-ligjit të ri për mbrojtje të dëshmitarëve
Formimi i një grupi pune për të shqyrtuar rekomandimet e Komisionit të Venedikut lidhur me Ligjin për mbrojtje të privatësisë dhe do të përgatiten propozime dhe rekomandime për aktivitete të mëtejshme
Përforcimi i kapaciteteve kadrovike të Avokatit të Popullit
Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, gjatë vizitës së tij të fundit në Shkup, porositi se deri në fund të 2017-tës kërkohen rezultate konkrete edhe në sistemin e sigurisë dhe administratën publike, megjithatë zbatimi i tyre nuk ka filluar akoma.
Zvarritja e këtyre proceseve mund të ndikoj në raportin e ardhshëm të KE-së për Maqedoninë, pasi zbatimi i reformave do të merret parasysh në përpilimin e këtij raporti. Ai do të publikohet në prill ndërsa përgatitja e tij filloj muaj më herët. Ndërkohë, në shkurt do të publikohet strategjia për zgjerim e presidentit të KE-së, Zhan Klod Junker, në maj do të mbahet mbledhja në Sofjen ndërsa samiti i NATO-s në korrik. Të gjitha këto zhvillimi janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë, ku vendi pritet të marr porosi të qarta për rrugën drejt euro-integrimeve.