Për më 24 janar është caktuar seanca e parë për rastin “TNT” e Prokurorisë Publike Speciale, në të cilën të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës të Gazi Babës Toni Trajkovski, si edhe katër persona të tjerë.
“TNT” iu shpërnda gjykatësit Ivica Stefanovski, por me orarin e ri për këtë vit ai është risistemuar në Sektorin për të mitur, për ç’arsye për këtë lëndë duhet të emërohet gjykatës i ri. Këshilli për vlerësimin e aktakuzave pranë Gjykatës Penale të Shkupit më 17-të nëntor të vitit të kaluar e pranoi akuzën për rastin “TNT”.
“TNT” ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane Fijat Canovski.
Gjykata e Apelit më katër nëntor të vitit 2017 vendosi bisedat e përgjuara në lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit Kosmos të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore. Prokurorët e PPS-së në seancë publike deklaruan se ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministrii Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski nuk janë viktima të përgjimeve, por se ata kanë qenë pjesë e pushtetit që në mënyrë të kundërligjshme kanë përgjuar. Prokurorët pohuan se incizimet kanë vlerë
dëshmuese dhe me ato nuk shkelet privatësia e të akuzuarve. Avokatët e të akuzuarve, megjithatë, pohuan se bisedat e përgjuara janë fituar në mënyrë të kundërligjshme dhe shkelet privatësia e të akuzuarve.
Data 02.03.2025
Aktuale
- Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: I tronditur nga vdekja e parakoshme te shokut tim Mentor Palokaj
- Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën
- Honor i Kinës investon 10 miliardë dollarë për revolucionin e pajisjeve të inteligjencës artificiale
- Barcelona ia tregon derën, Ansu Fati lojtari i parë që do të largohet në verë
- E dyshuar për spiunazh para gjykatës: Arrestimi që tronditi Mitrovicën
- Temperaturat deri në 21 gradë celsius, parashikimi i motit për javën e ardhshme
- Njësoj si Luizi! Gjesti firmos kontratë me Top Channel, zbulohen detajet
- Pse hurmat janë të domosdoshme për shëndetin gjatë Ramazanit