Prej sot sërish mund të dorëzohen kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Afati shtesë është deri në fund të vitit.
Me ndryshimet ligjore që hynë në fuqi ka fundi i muajit të kaluar, u mundësua afat shtesë edhe për kompletimin e dokumentacionit që do mund të bëhet deri në fund të qershorit të këtij viti.
Kusht për legalizimin e objektit është që ai të jetë i ndërtuar përfundimisht me datë 3 mars të vitit 2011. Kërkesat dorëzohen në komunë.
Që nga fillimi i procesit të legalizimit në vitin 2011 përfundimisht me vitin 2016 ishin dorëzuar mbi 400 mijë kërkesa për legalizim. Deri më tani janë legalizuar diku rreth 40% e tyre, përkatësisht 186 mijë objekte.