VMRO-DPMNE ka reaguar sot se të paraburgosurit për ndodhitë e Kuvendit më 27 prill janë viktimë e përndjekjes politike që e ndjejnë inkuizicionin e shekullit 21 në lëkurën e vet.
“Në vend se më familjet e tyre, të paraburgosurit Vitin e Ri e kanë kaluar nëpër qeli të ftohta. Procedura kundër tyre është kundërligjore dhe e pabazë që nga fillimi. Mosrespektimin e ligjeve gjatë paraburgimit e ka konfirmuar edhe Avokati i popullit, fakt që heshti edhe Prokurorinë publike dhe gjyqin”, kanë thënë në VMRO-DPMNE./Gazeta Express/