Edhe dy persona burra kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” pas aksidentit zinxhiror të disa automjeteve tek qarkorja Hipodrom.
Më herët, policia konfirmoi se është lënduar një femër, e cila është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup. Aksidenti ka ndodhur mes katër automjeteve të udhëtimit, një kamioni dhe një autobusi. Dy nga automjetet e udhëtimit janë me targa të Shkupit, një të Velesit dhe një të Prilepit, ndërsa automjeti transportues është me targa të Ohrit dhe autobusi me targa të Shkupit. /SHENJA/