Deri më 15 janar do të jetë i hapur Konkursi për ndarjen e çmimit “Romani i vitit” për vitin 2017. Çmimin gjatë 18 viteve të kaluara e ka ndarë redaksia e ish-gazetës “Utrinski vesnik”, ndërsa këtë vit për herë të parë do ta ndajë Fondacioni i sapoformuar për zhvillimin dhe promovimin e kulturës “Sllavko Janevski”. Mund të konkurrojnë të gjitha romanet e publikuara gjatë vitit 2017. Për çmimin do të vendos juria prej pesë anëtarëve, e përbërë prej kritikëve letrarë dhe një përfaqësuesi të Fondacionit. Romanët të cilët do të hynë në konkurrencë mund t’i propozojnë vetë autorët, botuesit e tyre apo lexuesit. Propozuesit deri në afatin përfundimtar (15 janar 2018) duhet t’i dorëzojnë Fondacionit pesë kopje prej librave të propozuar, të cilët nuk kthehen. Preferohet edhe dërgimi i romanit në versionin elektronik në adresën [email protected]. Librat dërgohen në adresën Leximorja “Sllavko Janevski”, rr. “Dimitria Çupovski” nr.21, 1000 Shkup. Fondacioni “Sllavko Janevski” do ta kumtojë fituesin e çmimit “Romani i vitit” më së voni deri më 15 mars 2018. Ai përbëhet prej plaketës në shumë prej 150.000 denarë.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Valter Bami thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet nga policia në makinë me një vajzë! Çfarë u tha efektivëve pas ndalimit
- VIDEO/ Çmontohet organizata shqiptare e kokainës në Rodos, 3 të arrestuar! Ja çfarë u sekuestrua
- Gjykata e Lartë merr në shqyrtim denoncimin e Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj. Çfarë mund të ndodhë me deputeten e PS
- BDI: Shqiptarët i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, VLEN është instrument në duart e Mickoskit
- Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e njohin shtetin palestinezë
- (VIDEO) Osmani: Nuk do lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë! Mexhiti: Osmani e ka mendjen te qeveria
- Siljanovska do të marrë pjesë në Asamblenë e 80-të të Kombeve të Bashkuara
- Drejtori i Kadastrës: Ia morëm licencën 5 firmave gjeodezike