Vendosja e uniformës së re zyrtare për oficerët dhe nënoficerët në ARM, pjesëmarrja në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare dhe vendore, takime me shefa dhe ministra të mbrojtjes, kremtim i 25 vjetorit nga pranimi i ushtarit të parë në armatën tonë, pjesëmarrja dhe organizimi i A-5 mbledhjeve të Kartës së Adriatikut si dhe rritja e paralajmëruar e rrogave në Armatë,
… e shënuan vitin 2017, i cili sipas faktorëve ndërkombëtarë është vlerësuar si reformatore në orvatjet për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO. Në fillim të pranverës, krahas stërvitjes së suksesshme të ARM-së dhe MPB-së nën instruksione të specialistëve amerikanë, “Ujqit” e armatës, me sukses e kanë prezantuar trajnimin e tyre në Gjermani. Pas më shumë se tetë viteve më 6 mars në kazermën “Goce Dellçev” u mbajt ora e parë akademike e nënoficerëve dhe ushtarëve profesionistë kandidatë për prodhim në oficerë. Tre ditë më vonë janë marrë 90 ushtarë profesionistë të rinj në ARM. Në selinë e NATO-s në Bruksel u mbajtën konsultimet multilaterale “Proces për planifikim dhe verifikim (PARP) mes Republikës së Maqedonisë dhe Aleancës. Ky brifing i rregullt është në pikëpamje të realizimit të qëllimeve partnere të Maqedonisë për anëtarësimin e ardhshëm në NATO.
Më 1 qershor ministri i deriatëhershëm i Mbrojtjes, Zoran Jolevski ia dorëzoi funksionin ministres së re të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska Jankoska. Krahas shumë takimeve të mbajtura me përfaqësues ndërkombëtarë në nivel ministror, nga fundi i muajit pjesëtarët e ARM-së nga përbërja e Regjimentit për operacione speciale morën pjesë në stërvitjen ndërkombëtare të terrenit “Sfida e përbashkët 2017” që u mbajt në poligonin malor për trajnime “Lipovo” në Mal të Zi.
Me mbështetjen e Komandës së forcave tokësore të SHBA-së për Evropën në korrik, ARM-ja ishte pjesë e stërvitjes multinacionale “Saber Gaurdian 2017” e cila u mbajt në Rumani, Hungari dhe Bullgari. Armata e Maqedonisë është prezantuar nga tetë pjesëtarë të batalionit inxhinierik, 40 pjesëtarë të batalionit të Policisë ushtarake, 14 pjesëtarë të batalionit për qëllime speciale, si dhe nëntë pjesëtarë të Forcave të dedikuara mjekësore ballkanike. Nga fundi i muajit ARM-ja dhe Forcat e armatosura të SHBA-së e filluan stërvitjen e përbashkët në Krivollak të quajtur “Dragoon Guardian 17”. Në gjashtë karvane me nga 20 automjete luftarake në vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni hyrën 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së, të cilët me inxhinierët e Armatës së Republikës së Maqedonisë morën pjesën në stërvitje të përbashkët. Në ditën për të ftuar të lartë të stërvitjeve, kryeministri Zoran Zaev tha se ushtarët e Maqedonisë e hapin rrugën e Maqedonisë në NATO. Muajin e njëjtë, Ministria e Mbrojtjes i dëmshpërbleu të punësuarit e saj, të cilët janë goditur nga vërshimet e vitit të kaluar në Shkup.