Në rrjetin social Facebook emisioni “Click Plus” bëri një sondazh për të kuptuar se tek cili nga dy liderët besojnë më shumë shqiptarët e Maqedonisë.
Për 24 orë votuan në këtë sondazh mbi 4.500 votues, ku në garë ishin lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe lideri i ASH, Ziadin Sela.
Në fund të sondazhit, rezultatet tregojnë se Ziadin Sela është lideri më i besueshëm për shqiptarët.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët arriti që të fitojë bindshëm ndaj liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Për liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kanë votuar 54%, ndërsa për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kanë votuar 46%.