Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev natën e ndërrimit të viteve do ta kalojë në Selanik së bashku kryetarin e kësaj komune. Një natë më parë ai u takua me Janis Butarisin në një darkë joformale, e cila ka zgjatur më shumë se tre orë. Në darkë ku kanë marrë pjesë këshilltarë të kryeministrit dhe bashkëshortja e tij është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit. Pas përfundimit Zaev dhe Butaris kanë uruar gazetarët për festat por nuk kanë dhënë detaje për atë se çfarë konkretisht kanë biseduar. Sipas mediave greke, kryeministri Zaev në darken joformale ka shprehur optimizëm se do të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit në pjesën e pare të vitit 2018, ndërsa kryetari I Selanikut ka folur për mundësinë e bashkëpunimit. Mediat greke gjithashtu kanë njoftuar për prani të shtuar të forcave të sigurisë gjatë mbërritjes së kryeministrit Zaev.
“Ishte kënaqësi për mua të darkoj me kryetarin e Selanikut dhe kabinetin e tij gjithashtu. Dua ta shfrytëzoj mundësinë t’ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të Greqisë dhe qytetarëve të Selanikut. Është gjithmonë kënaqësi të jem këtu”, tha Zoran Zaev, kryeministër.