Miljona njerëz në botë nëpër sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, kafiteri, restorante, apo në atmosfera familjare, sonte në mesnatë do ta përcjellin vitin 2017 dhe do ta presin Vitin e ri 2018.
Gjithçka është gati për festë edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë. Në Sheshin e Shkupit që në mesditë arriti Baba dimri, për ti gëzuar fëmijët me pakot e vitit të ri.Me këtë rast kryetari I Shkupit Petre Shilegov I cili me këtë rast përcolli urime për të gjith shkupjanët dhe sidomos për fëmijët.
“Gëzuar vitin e ri, të jeni shëndosh dhe mirë të vazhdoni të jeni të mençur, të duheni mes vete, ti dëgjoni prindët dhe kur nuk ju dëgjojnë ata ndonjëherë edhe tua tërheqni vërejtjen”, tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Në Tiranë do të festohet në Sheshin Skenderbeu, për çka autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha masat përfshi edhe ato të sigurisë. Rreth 4000 efektivë të policisë do të zbresin në rrugët e Shqipërisë në natën e ndërrimit të viteve.
“Në sheshin Skenderbej ku do të festohet nata e ndrrimit të viteve dhe ku bashkia e Tiranës do të organizojë në orën 24 një concert të madh festiv, siguria është e organizuar me një qasje të integruar”, tha Albert Dervishi, Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit-Shqipëri.
Festa nuk do të mungojë sonte edhe edhe në kryeqendrën e Kosovës, ku autoritetet lokale kanë shpenzuar 58 mijë euro për dekorimin e sheshit. Do të festohet edhe në Bruksel, Berlin, Paris, Moskë, e Uashington. Por në Sheshin Times Square në Nju Jork është është vendndodhja për një nga festat më të mëdha të vitit, të shënuar me uljen dramatike të një topi të kristaltë ndërsa një turmë gati prej një milion njerëzish festojnë Vitin e Ri. Tradita është më shumë se njëqind vjeçare.
Festa e parë u mbajt më 31 dhjetor të vitit 1907. Topi i parë peshonte pak më shumë se 300 kilogramë dhe ishte 1.5 metra në madhësi. Sot, topi është më shumë se 3 metra e gjysmë në diametër dhe peshon më shumë se pesë ton. Çdo vit ai ka një temë të veçantë.
“Këtë vit, topi me kristale Waterford ka temën “Dhurata e qetësisë dhe paqes”, e cila pas një viti 2017 që ishte plot zemërime dhe vështirësi, është një temë që ne mendojmë se i përshtatet me të vërtetë asaj që na duhet, ndërsa bëhemi gati të mirëpresim 2018-ën”, thotë Tim Tompkins, president i Times Square Alliance. Por jo të gjitha vendet festojnë në të njejtën orë ndrrimin e motmoteve.
Viti i ri 2018 para disa orësh ka ardhur në Samoa dhe disa pjesë të Kiribatit. Ndërsa më pas edhe në Zelandën e re, ku viti i ri u mirëprit me një shfaqje të mahnitshme të fishekzjarrëve nga Sky Tower e Auckland. Mijëra brohoritje u dëgjuan për Vitin e Ri ndërsa fishekzjarret me ngjyra u shpërthyen në horizontin e qytetit në mesnatë.
Një orë dixhitale gjigande në kullë po numërohej përgjatë ndejes përpara se horizontja të shpërthejë në një blic të mahnitshëm të ngjyrash.